Çiljeta nuk ka bërë “operacion” vetëm gjoksin, por edhe... (FOTO LAJM)

Fotoja me nderhyrje
Pëlqej
U komentua shumë pas operacionit për zvogëlimin e gjoksit kur vetë këngëtarja e bëri të ditur këtë gjë. Çiljeta Xhilaga njihet si një ndër personazhet pa komplekse dhe që gjithnjë pranon edhe të ‘metat’ që mund të ketë apo ndërhyrjet estetike që ka bërë.

Por mesa duket ajo nuk i ka rezistuar tundimit për të përdorur pak fotoshopin në një nga foto e publikuara në profilin e saj të Instagramit.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites të Rudina Magjistarit, ku kishte zgjedhur një veshje që e tregonte mjaft bukur. Pak ditë më parë Çiljeta kishte publikuar një foto, që siç kuptohet ishte e shkëputur nga dita e realizimit të intervistës. Në këtë foto bie në sy beli i holli i këngëtares.

Por nga disa foto të publikuara ditën e djeshme nga Rudina Magjistari, të bëra në studion televizive, dallon qartë se Çiljeta e ka holluar belin me fotoshop në foton e publikuar në Instagram./Albeu.com/

Shtuar më 14/09/2016, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori