Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir
Meta ka vizituar Shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli” dhe Qendrën e Zhvillimit “Pëllumbat” në kuadër të veprimtarive të ndryshme
sociale të organizuara në ditën e 10-vjetorit të themelimit të LSI-së.
Z.
Meta ka ndjekur nga afër aksionin vullnetar të dhjetëra të rinjve dhe të rejave, anëtarë dhe simpatizantë të LRI-së për pastrimin, lyerjen, rikonstruksionin e
ambienteve sportive dhe
ambienteve të brendshme të këtyre dy qendrave
sociale.
Z.
Meta shoqërohej në këtë vizitë nga Sekretari Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, deputetja Kejdi Mehmetaj,
Kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari, Anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Erisa Xhixho,
kryetari i Njësisë Bashkiake nr 2, Elez Gjoza, etj.
Gjatë bashkëbisedimit me drejtoreshën e “Zyber Hallullit”,
Kryetari i LSI-së ka premtuar se do të ketë një rikonstruksion total të
ambienteve argëtuese të shtëpisë së fëmijëve.
Gjithashtu, z.
Meta u shpreh se ky është një aksion që nuk përfundon sot, pasi do të kërkojë kohën e tij dhe theksoi se është e rëndësishme që të rrisim përgjegjësitë
sociale dhe të zhvillojmë solidaritetin tonë me të gjithë komunitetet që kanë më shumë nevojë për ndihmë, për mbështetje dhe për solidaritet.
Ndërkaq, në ditën e 10-vjetorit të themelimit të LSI-së, kjo forcë politike ka organizuar në të gjithë vendin një sërë aktivitetesh
sociale në ndihmë komunitetit,
ambienteve publike dhe në shtëpitë e fëmijëve jetimë
Shtuar më 06/09/2014,
ora 13:37