Ilda Bejleri reagon ndaj Muç Nanos: Katunar, vishje triko leshi në Skrapar (FOTO LAJM)

Gazetarja sportive Ilda Bejleri ka reaguar pas kritikave të Muç Nanos për veshjen e saj në studio.

Dy ditë më parë, Nano tha se vajzat e ekranit, përfshi edhe Ildën zbulojnë më shumë se ç'duhet nga trupi duke bërë skena vulgare.

Bejleri ka publikuar një shkrim në Instastory, i cili ishte i një komentuesi që kishte shpërthyer mjaft ashpër ndaj Nanos.

“O Muç katunari nuk e dija që paske marrë përsipër të përmirësosh moralin e shoqërisë shqiptare dhe mesa kuptoj unë ta çosh 30 vite pas kur ti jetoje në Skrapar dhe ecje me këpucë ushtarake dhe me triko leshi, të bërë me lesh batanije të vjedhur nga ndonjë repart ushatarak ku baba jot punonte si kapter.

Ajo trikoja të mbante ngrohtë kur punoje te posta e Enverit dhe inçizoje telefonatat e njerëzve për Sigurimin.

Nuk e dija që Muçi spiuni qënka bërë moralist dhe u mëson shqiptarëve si të vishen. Një fshatar i lindur është armik i bukurisë, e vërtetove me këtë artikull Muçi”, thuhet në komentin e postuar nga Bejleri.

CCfarë tha Nano

“Të shtunën e shkuar, në mbrëmje unë po shihja ndeshjen Napoli-Roma, e cila përfundoi 2 me 4. Por rezultati i ndeshjes nuk ka asnjë rëndësi në arsyetimin që unë po bëj. Dhe pas ndeshjes ishte programi “Zona Gol”.

Është një program që drejtohet nga një vajzë tjetër, quhet Ilda Bejleri, e cila atë mbrëmje ishte veshur në mënyrën më të gabuar të mundshme.

Unë nuk kam asnjë pamje të Ilda Bejlerit atë mbrëmje për t’jua treguar tani, sepse SuperSporti mesa duket nuk e ka bërë zakon që t’i hedhë në ëeb, në Youtube, programet e veta televizive. Por unë po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme.

Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit. Aq sa unë po mendoja se ajo copa e fustanit ishte e futur në mish, gjinjtë që kishin kërcyer përpara në mënyrë të panatyrshme, aq sa unë po mendoja që ato gjinj ishin duke shpuar ekranin dhe do binin në shtëpinë time, në dhomën e ndenjies.

Do ishte alamet serendipity. Unë jam shumë i sigurtë që Bora Zemani, Ilda Bejleri dhe vajza të tjera të moshës së tyre që bëjnë programe televizive në Shqipëri, sa herë që kanë ditën e programit harxhojnë shumë kohë në garderobën e tyre përpara pasqyrës sepse duan të vishen në mënyrë të tillë që ta provokojnë audiencën në atë farë feje, sa njerëzit mos ta kenë mëndjen te ato që thotë Sul Mema me shokë, por ta kenë mendjen te modestitët e gruas (kështu i quajën myslimanët), të cilat në këtë rast shpalosen në mënyrë spektakolare, nuk janë as modesti. Kjo nuk është veshje televizive. Një moderatore televizive, sipas meje, nuk duhet të vishet në këtë mënyrë.

Dhe këtë po ua thotë një burrë që nuk e ka problem fare një vajzë gjysmë të zhveshur, që nuk e ka problem fare nuditetin femëror. Përkundrazi, gjëja më e bukur që unë kam parë në jetën time është një nudo femërore.

Duhet të jenë të shumtë në këtë botë burrat si unë. Ne duam që ta shijojmë një nudo femërore në rrethana të tjera. Ne duam ta shijojmë një nudo femërore në fotografitë e bëra nga Helmut Njuton.

Por jo në një studio televizive ku flitet për futboll, sepse një studio televizive është një studio televizive. Nuk është një lokal ku bëhet striptizë!”
Shtuar më 08/03/2018, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori