Iku me sherr nga Luana? Reagon Rezart Veleshnja (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë, të gjithë u befasuan nga largimi i aktorit të humorit Rezart Veleshnja nga emisioni “Shiko kush luan”.

U përfol se mes tij dhe moderatores Luana Vjollca ka patur një debat, që ka vazhduar me largimin e aktorit nga roli i kapitenit në emisionin argëtues. Sot Veleshnja ka reaguar me anë të postimeve në “Instastory”, duke u shprehur se nuk ka asgjë të vërtetë këtu.

Ai tregon se arsyeja që është larguar është koha, pasi ka qenë i zënë. Në një postim tjetër, Rezi ka publikuar një portret të Luanës duke treguar se mes tyre gjêrat shkojnë shumë mirë. Kujtojmë se vendin e Rezit në “Shiko kush luan” e zuri Irgen Çela i njohur ndryshe si ‘Xhoda’.
Shtuar më 20/10/2020, ora 12:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori