“Babi kishte parandjenjë të keqe natën e aksidentit”, flet vëllai i shqiptarit të zhdukur në Greqi: Nuk humbim shpresat

Ka folur për mediet greke, vëllai e pasagjerit të zhdukur në aksidentin hekurudhor në Larisa rë Greqisë. Deri me tani janë konfirmuar 57 të vdekur, midis tyre 5 shqiptarë, ndërsa numri i të zhdukurve arrin në 56.

Vëllai i 23-vjeçarit ka folur për herën e fundit kur familja kishte folur me Denisin.

Familja e Denisit ka dhënë mostrat e AND-së, për të kuptuar nëse përputhen me trupat e dekompozuar që nuk janë identifikuar ende nga autoritet.

Ai është shprehur se vëllai i tij Denisi ishte në vagonin e tretë natën kur ndodhi ngjarja dhe se babai po fliste në telefon me të deri në momentin kur u ndërpre lidhja

Ndër të tjera vëllai i Denisit ka thënë se babi kishte një parndjenjë të keqe natën e tragjedisë.

Ai tha se edhe pse vëllai i tij ende nuk është gjetur, familja nuk po i humb shpresat.

“Babai im ishte i shqetësuar pas ndërprerjes së sinjalit. Ai po e merrte mbrapsht dhe ishte fikur. Kishte një ndjenjë se diçka ndodhi, e pa edhe lajmin dhe shkoi afër. Ai pa shumë njerëz në stacionin e Selanikut. Nuk e humbim shpresën, presim e shohim. Unë dhe vëllai im kishim folur në telefon pasdite dhe i kisha thënë se dua të dalim ndonjëherë bashkë dhe jam ende në pritje të telefonatës së tij. Kam imazhe në mendjen time kur ishim të rinj. Çdo moment që komunikoja me të isha i lumtur. Pashë pamjet nga përplasja dhe them ‘vëllai im i vogël çfarë ka kaluar, sa tragjike kanë qenë momentet që ka jetuar atje’. Më mungon shumë, e dua shumë dhe është e vështirë të jesh larg tij”, tha ai.

Dje në mbrëmje është identifikuar edhe 23-vjeçarja me origjinë shqiptare Ifigjenia Micka. Vazhdojnë të trajtohen në Repartin e Mjekimit Intensiv të intubuar, shtetasi shqiptar Roberto Dristi 25 vjeç që ka thyerje në shumë pjesë të trupit, ndërsa 23-vjeçarja Anisa Liuri ka mbërritur dhe mjekohet në spitalin e traumës Papanikolau në Selanik.

Organet greke deklarojnë se janë identifikuar të paktën 30 viktima, 52 të afërm të pasagjerëve kanë kryer testin e ADN-së, ndërsa 55 teste janë marrë nga trupat pa jetë. Ekipet e shpëtimit kanë mbledhur 18 qese të posaçme me pjesë trupore të viktimave nga të cilat janë marrë edhe 26 teste ADN.

Ndërkohë kërkimet për të mbijetuar në terren kanë hyrë në fazën përfundimtare. Kërkimet pritet të përfundojnë rreth mesditës sot. Sakaq 56 pasagjerë rezultojnë të zhdukur, shpresat për t’i gjetur janë të pakt./albeu.com/


Shtuar 3.03.2023 15:09