Identifikohet njëri prej sulmuesve në Izmir të Turqisë (FOTO LAJM)

Një shpërthim tronditi sot Turqinë, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur katër persona.

Pas shpërthimit janë dëgjuar të shtëna armësh mes policisë dhe sulmuesve.

Pas përleshjeve me policinë janë vrarë dy terroristë, ku njëri prej tyre është identifikuar si Salahatin Olug, pjesëtar i organizatës terroriste kurde PKK.

Raportohet se ka vdekur edhe një polic, i cili është identifikuar si Fatih Ekin dhe një punonjës i sigurimit i gjykatës.

Gjithashtu mësohet se janë lënduar 11 persona. /albeu.com/

Shtuar më 05/01/2017, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori