I vrau vëllain? Pse Fatmir Haklaj ekzekutoi Azem Hajdarin (FOTO LAJM)

Dosja e vrasjes së Azem Hajdarit ende ngjall kureshtje tek shqiptarët pasi mbetet e paqartë arsyeja e vrasjes, dhe krimet e ndodhura para dhe pas vdekjes së tij.

Kush e vrau Azem Hajdarin?

Azem Hajdari u ekzekutua me armë zjarri nga Fatmir Haklaj në oborrin e selisë së Partisë Demokratike.

Sipas motrës së Fatmir Haklajt, në një intervistë për Report Tv, dyshohej se Hajdari kishte lidhje me vrasjen e vëllait të Fatmirit, Shkëlqim Haklaj, gjë e cila ka sjellë përplasjet mes tyre e më pas ekzekutimin me armë zjarri.

Pas vrasjes së Shkëlqim Haklajt, Fatmir Haklaj është vënë në kërkim të autorit të këtij krimi.

Në këtë kohë sipas Zylfie Haklaj, Azem Hajdari i ka dërguar një letër ngushëllimi kësaj familje, pasi siç thotë vetë Zylfija donte të "shfajësonte" veten nga përgjegjësia për vrasjen e Shkëlqim Haklajt, djalit të familjes Haklaj.

Pjesë nga Intervista:


- Babai juaj Muharremi, fill pas kësaj vrasje ka zhvilluar një takim me deputetin e asaj kohe të PD Azem Hadjari. Keni dijeni çfarë ka ndodhur dhe çfarë u diskutua në këtë takim?




Pas vrasjes së Shkëlqimit, ne si familje ngushëllohemi me një telegram nga Azem Hajdari, i cili pas disa muajsh e fton babain për një takim në Tiranë. Kështu që ata takohen në Tiranë më datën 2 shtator 1998.

Azemi duke e ditur që ne jemi në dijeni se çfarë ka ndodhur me Shkëlqimin, ai kërkon të shfajësojë veten e tij duke u betuar se ai personalisht nuk kishte dorë në vrasjen e Shkëlqimit.

Njëkohësisht ai i dorëzon babait edhe kasetën e mitingut të Berishës, në Bajram Curri, ku Shkëlqimi, kërkohej nga Berisha i gjallë ose i vdekur. Këtu vrasja e Shkëlqimit i faturohet Saliut, pikërisht nga bashkëpunëtori i tij, Azem Hajdari.


-Njëri nga vëllezërit tuaj, Fatmiri, u akuzua disa vjet më pas se ai ka qenë personi që ka ekzekutuar ish-deputetin Azem Hajdari.

Çfarë dini ju për këtë vrasje dhe a lidhet kjo vrasje me kasetën që ja dorëzoi Azem Hajdari, babait tuaj?



Më datën 12 shtator 1998, Fatmiri kishte shkuar në Tiranë siç ishte e lirë për të gjithë për të udhëtuar për Tiranë, por për çudi shumë diskutohet pse Fatmiri, ka shkuar në Tiranë.

A mund të shtrohet pytja përse ata kanë shkuar në Tiranë, ku Tirana është e të gjithëve dhe oborri i PD, u përket edhe njerëzve që guxojnë të mendojnë ndryshe. Fatmiri nuk i ka shkuar Azemit tek banesa e tij dhe as në zyrën e tij, përse duhej të dilte deputeti së bashku me badigardët e tij në oborrin e PD, për të verifikuar kalimtarët ose njerëzit që ishin shfaqur në oborrin e PD.

Pse nuk lind pytja përse Azemi i provokoi kalimtarët ose njerëzit e shfaqur në oborrin e PD duke shkuar drejt njerëzve me pistoletë në dorë dhe i shoqëruar edhe me dy bodigardë, të cilët ishin edhe të armatosur me armë automatike. Kur një njeri vjen drejt teje me pistoletë në dorë dhe i shoqëruar edhe me njerëz të tjerë të armatosur, nuk e di se si mund të veprojë njeriu në rrethana të tilla, veçse të vetëmbrohet, sepse vetëmbrojtja vjen shpesh herë edhe instinktivisht si diçka e lindur.

Shtuar më 08/07/2020, ora 17:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori