VIDEO/ I zhdukur në det, 25-vjeçari shpëtohet pas 35 orësh

Një 25 vjeçar, u shpëtua pas 35 orësh në Oqeanin Atlantik, 12 milje larg brigjeve të Floridës.

I riu Charles Gregory ishte zhdukur në det për rreth 35 orë pasi ai shkoi për peshkim herët në mëngjesin e së premtes, 4 gusht, tha babai i tij për CNN.

Varka e tij u godit nga valët e ujit.  Më pas 25-vjeçari ka rënë në ujë.

Megjithatë, ai arriti të rikthehej në bord. Charles, 25 vjeç, po “luftonte për jetën” në diell ndërsa ishte në varkën e tij gjysmë të zhytur në ujë, ndërsa po thumbohej nga një kandil deti.

“Ai ishte i frikësuar për vdekje. Ai tha se kishte më shumë biseda me Zotin në ato 35 orë sesa kishte pasur gjatë gjithë jetës së tij,” tha babai i tij që raportoi të birin të zhdukur pasditen e së premtes së kaluar.

Ndërkohë familja e tij ka kontaktuar me autoritetet kur ka parë se ai nuk është kthyer nga peshkimi.

Roja bregdetare amerikane ka gjetur 25-vjeçarin 35 orë më vonë dhe e ka shpëtuar. Ai u gjet nga një ekuipazh kërkimi të cilët po kryenin kontrolle me avion mbi zonën ku mendohej se ishte zhdukur i riu.
/Albeu.com.


Shtuar 7.08.2023 15:58