I varfër dhe në kufi me Kinën, ky shtet me 0 viktima del nga izolimi i COVID-19

Mund të duket e pamundur por Vietnami është një histori suksesi kundër COVID-19 dhe pse është në kufi me Kinën, vend origjinën e koronavirusit të ri.

Edhe pse është më i varfër se shumë vende të tjera të rajonit dhe ka një kufi thuajse të hapur prej 860 miljesh me Kinën, Vietnami ka regjistruar vetëm 268 raste prej tyre 224 të shëruar dhe asnjë viktimë.

Kryeministri Nguyen Xuan Phuc tha se asnjë provincë e Vietnamit nuk konsiderohet “shumë e rrezikuar nga pandemia” edhe pse bizneset jo-thelbësore do të vijojnë të jenë të mbyllura.

Xuan Phuc është konsultuar me homologët nga Kina, Korea e Jugut dhe Japonia për hartimin e një strategjie të përbashkët në luftën kundër koronavirusit. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2020, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori