“Rropën” italianët me Call Center, kapet në Himarë një nga të kërkuarit, shkon në 6 numri i të arrestuarve

Shkon në gjashtë numri i të arrestuarve nga operacioni i SPAK në lidhje me goditjen e grupit kriminal shqiptar që mashtroi qytetarët italianë me shitje online nëpërmjet Call Center-ave.

Policia bën me dije se 31-vjeccari i shpallur në kërkim u arrestua në Himarë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Dream earnings”, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Mashtrimi kompjuterik , kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Njoftimi Policisë

Njoftimi i policise 

Vijon operacioni policor i koduar “Dream earnings”. Shkon në 10 numri i shtetasve të ndaluar.

Kapet në Himarë, falë inteligjencës policore dhe koordinimit të veprimeve mes DVP Tiranë dhe Komisariatit të Policisë Himarë, një shtetas i shpallur në kërkim ditën e djeshme, në kuadër të këtij operacioni.

Ditën e djeshme, në kuadër të këtij operacioni, janë ekzekutuar 5 masa sigurie “Arrest në burg”, dhe 4 masa sigurie “Arrest në shtëpi”.

Falë inteligjencës policore, kërkimit dhe gjurmimit për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, u bë e mundur kapja në Himarë dhe ndalimi i shtetasit B. Gj., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/

 


Shtuar 28.07.2023 13:12