I thanë të rrijë si vetja, por si zgjodhi të maskohej Luana për këtë Halloween (FOTO LAJM)

Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Luana Vjollca, ka kërkuar ditën e djeshme mendimin e ndjekësve në rrjetet sociale lidhur me personazhin në të cilin duhet të kthehet këtë Halloween dhe sigurisht që sugjerimet kanë qenë të shumta.

Mirëpo, vëmendjen e tërhoqi një ndjekës që e ka këshilluar moderatoren të qëndrojë si vetja, sepse edhe ashtu e frikëson.

“Rri qysh je moj, boll na tut qishtu”- shkruan ndjekësi.

Menduat se Luana u mërzit nga ky koment? Aspak!

Ajo është shkrirë së qeshuri dhe e ka marrë me sportivitet këtë sugjerim, teksa i ka kthyer edhe një përgjigje:

“U qyqaaaa”- duke bashkëngjitur emoji që qeshin me lot.

Në fakt, ajo sot na ka treguar edhe look-un që ka përzgjedhur për emision që rastis edhe me Haloween-in, dhe është bërë si një pirate.

Ajo ka ndarë fotot në rrjetet sociale dhe duket me të vërtetë bukur, ndonëse asnjë nga fansat nuk ia sugjeroi dje këtë look.

Si çdo gjë tjetër edhe roli i pirates i shkon shumë Luanës.
Shtuar më 30/10/2020, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori