"I sigurt?", Jonida Maliqi vë në siklet publikisht Romeon (FOTO LAJM)

Aktori i "Al Pazar" dhe tashmë edhe moderator me emisionin "Treshat", Romeo Veshaj ka postuar së fundmi në Instagram disa foto ku shfaqet me motorr. Njërën prej këtyre fotove, Romeo e ka shoqëruar me shkrimin: "Ti je limiti jot i vetëm".

Mes komenteve të shumta ka rënë në sy komenti i Jonida Maliqit e cila i shkruan: "Je i sigurt?"

"Ëëë", i përgjigjet Romeo shoqëruar me një emoji zemër.

Kujtojmë që së fundmi u përfol se çifti kishin krizë në lidhjen e tyre, por lajmet u hodhën poshtë kur ata u panë sërish bashkë para pak ditësh.

Po vihet re se komentet janë fshirë nga Instagrami i Romeos dhe mea duket aktorit nuk i paska pëlqyr kjo situatë.

Shtuar më 07/09/2019, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori