Ndahet nga jeta legjenda e Real Madridit

Ditë shumë e trishtuar në Real Madrid . Këtë të martë, më 18 janar, Don Francisco Gento , i njohur në botën e futbollit si Paco Gento, u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare pas një jete të lidhur me futbollin dhe Real Madridin.

Midis viteve 1953 dhe 1970, ai fitoi tituj të shumtë të mëdhenj dhe ai arriti të bëhet lojtari i vetëm në histori që ka fituar gjashtë  Kupa Evropiane .

Real Madridi , përmes një deklarate zyrtare, ka dashur të raportojë lajmin dhe të jetë në krah të të afërmve në këto momente delikate. r.t/albeu.com


Shtuar 18.01.2022 10:49