Nga ditët fatale tek shenjat më të bekuara të Qershorit! Ç’ndodh me ju?

Këtë të hënë në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishte i ftuar Jorgo Pulla, i cili tregoi se si ishin shenjat për muajin Qershor. Sipas Jorgos, ky muaj me hënën e re do të kishte hapje dyersh të reja dhe realizime dëshirash.

“Ka mjaft për të dhënë dhe ka mjaft për të marrë nëse nuk jemi të vëmendshëm. Muaji Qershor është  muaji i vendimeve të mëdha për sa i takon çështjeve botërore, çështja e Ukrainës është më e vogla, ka akoma më të mëdha që fillojnë me ditën e sotme që përkon me hënën e re në binjakë, por kur kemi hënën e plotë në datën 14 që është në Shigjetar në shenjën e zjarrit, nga tani deri në 14 do shikojmë ndryshime të mëdha. Tek ne, në çështjet shtetërore 6-19 qershor. Do Zoti nuk do kemi skandale, Dielli do të shkojë në Gaforre, muaji Qershor mund të jetë muaj shumë i mirë si puna e qershive, por ama kur është personi me diabet, sheqerin e largon”, tha ai.

13, 23, 29 janë datat që duhet të kemi vëmendje, ndërkohë shenjat më pak të favorizuara janë Dem, Luan, Ujor, ndersa më me fat janë Binjak, Shigjetar, Virgjëresha.

Kujdes, kujdes politikanët. Nuk e kam thënë ndonjëherë, vetëm kaq duhet t’u themi; të kenë kujdes”, nënvizoi ai.


Shtuar 30.05.2022 17:55