I shkruante çdo ditë babait të ndjerë, pas 4 vitesh vajza merr përgjigjen që nuk e kishte imagjinuar (FOTO LAJM)

Duket e pazakontë, por është mëse e vërtetë. Për katër vjet rresht një 23-vjecare shkroi mesazhe në numrin e telefonit të babait të saj të vdekur.

Por papritur një ditë i vjen një mesazh nga një i huaj, i cili kishte humbur vajzën e tij nga një aksident me makinë.

“Përshëndetje shpirt, nuk jam babai jot por mesazhet e tua më kanë mbajtur gjallë. Je një vajzë e mrekullueshme dhe do më kishte pëlqyer që vajza ime të ishte bërë si ti”.

Këtë histori Chastity Patterson nga Newport, SHBA e ka treguar në Facebook, e cila u bë menjëherë virale dhe preku shumë njerëz.

"Unë i kam shkruar çdo ditë babait tim për katër vjet rresht për ta mbajtur në dijeni se çfarë kam bërë këto vite. I kam treguar çdo gjë dhe si i kaloj ditët.

Ditën e sotme më erdhi një sinjal prej tij që është gjithçka në rregull dhe duhet ta lë të prehet i qetë."

Mesazhi i erdhiditën e përvjetorit të katërt të babait të saj.
Shtuar më 30/10/2019, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori