I riu gjen të pajetë të dashurën në tualetin e hotelit (FOTO LAJM)

Një pianiste e re nga Rusia është gjetur pa shenja jete në tualet, në Budapest.

Elina Valiyeva, 27 vjeç, u gjet nga i dashuri i saj në tualetin e hotelit ku kishin shkuar për pushime ditën e Krishtlindjes, ndërsa kishte hyrë të bënte dush.

Mediat lokale kanë bërë me dije se dyshohet se e reja ka humbur jetën si shkak i një helmimi, ndërsa i dashuri i saj aktualisht ndodhet në spital, në pavionin e toksikologjisë, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Budapestit po heton ngjarjen pasi ka dyshime se ka qenë një rrjedhje gazi në tualet që shkaktoi vdekjen e saj.
Shtuar më 27/12/2019, ora 12:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori