E FUNDIT/ Shkarkohet Besnik Muçi, rihapet "loja" te Kushtetuesja
I ra nga Kina, por Noizy sapo zbuloi si i ka punët me Mozzik (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme reperi i njohur Mozzik këngën e tij më të re, të titulluar ‘Dhelpër dinake’. Ndonëse ky projekt i ri muzikor ka vetëm 16 orë që është hedhur në kanalin e Youtubit, ka marrë një numër të madh klikimesh dhe është pritur shumë mirë nga publiku.

Pas publikimit të këngës, në rrjete sociale filloi të përflitej se Noizy i ka bërë ‘diss’ Mozzikut me shkas kopjimin e klipit. Mirëpo Noizy iu ka dhënë fund këtyre lajmeve duke reaguar përmes një postimi të bërë në Instastory.

"Gënjejnë, duan të fusin njerëzit në sherr, këtyre faqeve iu kam bërë të gjithave bllok", ka shkruar mes të tjerash Noizy, duke treguar se një ‘diss’ i tillë nuk është aspak i vërtetë.



Shtuar më 08/11/2019, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori