I qeshur dhe ironik ndaj, si u paraqit Arbër Çekaj para gjykatës (FOTO LAJM)

Arbër Çekaj, personi i akuzuar për 613 kg kokainë të sekuestruar në portin e Durrësit vitin e kaluar, ka dalë sot përpara trupit gjykues në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Çekaj ka qeshur me ironi gjatë gjithë kohës që lexoheshin akuzat e rënda ndaj tij.

Ai u ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, ku u arrestua dhe më pas kërkoi azil me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta. Gjithsesi, autoritetet gjermane kanë vendosur ta rikthejnë në Shqipëri.

613 kg e kokainës, të fshehura në banane, u kapën në mars të vitit të kaluar në portin e Durrësit, ngarkesë e cila po shoqërohej nga shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, të cilët u paraqitën për të kryer zhdoganimin.
Shtuar më 21/09/2019, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori