I prenë pyllin, ujku bën kërdinë në fshatrat e Librazhdit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një ujk ka shkaktuar mjaft dëmë gjatë ditëve të fundit në lagjet periferike të Librazhdit.

Në fotot e publikuar në Librazhdineës dhe Joq duken kafshët e shqyera prej egërsirës, e cila ka trembur mjaft edhe banorët.

"E vertet e frikshme, ujku te zbrese kaq poshte te lagja e skejes ne togez, ky eshte nje rezik edhe per njerzit sidomos fmijet qe shkojne me baktine. Bashkia duhet te mare masa, ju faleminderit"., shkruan njëri prej banorëve.

Kujtojmë se Librazhdi është një ndër zonat më të prekura prej shpyllëzimit masiv kohët e fundit duke detyruar kafshët e egra që të zbresin në zonat e banuara në kërkim të ushqimit. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2018, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori