110 vjetori i shpalljes së Pavarësisë, nis ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë

Ka nisur ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit në Vlorë.

Sot në 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së vendit, në Vlorë kanë mbërritur autoritetet më të larta shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në nisje të ceremonisë ka mbërritur kryeministri i vendit Edi Rama krah homologut të tij, Albin Kurti, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kreu i Shtetit Bajram Begaj dhe kryetari i bashkisë së qytetit./albeu.com