U arrestua sot pas përplasjes me armë, e kaluara e errët e të “fortit” të Vlorës dhe përfshirja në masakrën e Çoles

Ani Begaj është “i forti” i Vlorës që u arrestua këtë mesditë nga policia e Vlorës, pas nje konflikti me armë zjarri në lagjen “Pavarësia”.

Bashkë me të u kap dhe një person tjetër. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka bllokuar një automjet.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se Begaj dyshohet të jetë i përfshirë në një atentat në Vlorë (masakra e Çoles) ku humbën jetën 3 të rinj.

Masakra e Çoles

Në 7 Prill 2015, pas një konflikti të armatosur, mbeten të vdekur Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj.

Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

Në 7 Prill 2015, pas një konflikti të armatosur, mbeten të vdekur Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj.

Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

Në Tetor 2017, tre anëtarë të familjes Llanaj plagosen në zonën e Transballkanikes, pranë qendrës së Vlorës. Shënjestra ishte Ferdinand Llanaj, vëllai i të dënuarit përjetë asokohe, Aleksandër Llanaj.

Bashkë me Ferdinandin, në këtë atentat plagoset edhe djali i tij 8-vjeçar, si edhe miku i familjes, Dritan Begaj.

Familja e Aleksandër Llanajt prej vitit 1998 ka një histori konfliktesh dhe hakmarrjeje që nisin nga një zinxhir vrasjes në Selenicë.