Vjosa Osmani lavdëron Kroacinë: Na ka qëndruar pranë në momente kritike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kroacia është aleati kyç i Kosovës në rrugën euroatlantike.

Osmani shtoi se Kroacia i ka qëndruar pranë Kosovës në momentet më të vështira dhe i shprehu mirënjohjen vendit mik në emër të qytetarëve shqiptarë.

Komentet Osmani i bëri në konferencën e përbashkët me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç.

“Kroacinë e konsiderojmë si aleat kyç. Marrëdhëniet e dy shteteve ndërtohen mbi lidhjet e forta të miqësisë që ekzistojnë historikisht në mes dy vendeve tona. Jemi të lumtur që qytetarët kroat me origjinë shqiptare janë integruar mire dhe ndjehen krenarë si qytetarë të Kroacisë”, u shpreh Osmani./albeu.com/