U kap "mat" me moderatoren joshëse italiane, reagimi i papritur i aktorit turk (FOTO LAJM)

Dihet tashmë se Can Yaman është në një lidhje me gazetaren e njohur të sportit në Itali, Diletta Leotta. Thuhet se ata kanë nisur të takohen teksa e dimë të gjitha se sa të shpeshta janë vizitat e aktorit me origjinë shqiptare në Itali.

Ishte Anna Pettinelli ajo e cila gjatë emisionit të saj në radio në RDS hodhi aludime rreth një lidhjeje mes dyshes së njohur. Ajo siguroi se kishte dëgjuar për flirtin nga burime të besueshme, madje shtoi se ata kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Romë.

Dhe Anna nuk ka folur kot. Revista e njohur ‘Chi’ ka publikuar foto ku dyshja shfaqen në moment private duke u puthur dhe përqafuar.

Media italian shkruan se ata kanë kaluar 5 netë në një hotel në Romë, nga ku kanë publikuar edhe foto.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar rreth këtyre zërave, teksa Can sapo ka postuar një status të koduar në Instastoryn e tij, italisht për më tepër. “Është puna ime! Pikë.”-ka shkruar duke e shoqëruar me një emoji si për t’ju thënë mediave “heshtni”

Nuk e dimë nëse Can dhe bukuroshja italiane kanë patur në plan ta mbanin lidhjen e tyre të fshehtë dhe mediat ua kanë prishur planin, por reagimi i aktorit nuk tregon shumë.

Nga ana tjetër, para disa javësh është raportuar se Can Yaman do të marrë rolin e “Sandokan” në serialin e ri të producentëve italian.
Shtuar më 15/01/2021, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori