Arsyeja pse piratët mbulonin njërin sy

Nëse diçka i karakterizonte piratët, ishte fakti se shumica e tyre kishin njërin sy të mbuluar. Pse po ndodhte kjo dhe çfarë thotë versioni më i mundshëm?

Jim Sheedy, drejtor i Institutit të Performancës së Vizionit në Universitetin e Paqësorit në Oregon, ka thënë se ndërsa sytë përshtaten shpejt kur kalojnë nga errësira në dritë, disa studime kanë treguar se mund të duhen deri në gjysmë ore që të ndodhë e kundërta, pra nga drita e ndritshme në errësirë.

Kështu, pasi piratët shpesh detyroheshin të lëviznin lart e poshtë në kuvertën e ndryshme, nga drita e ditës në errësirë më i zgjuari mbulonte njërin sy, për ta mbajtur atë në errësirë. Kështu që kur duhej të shkonin në kuvertën e poshtme, ata mund ta hapnin atë dhe të shihnin përmes tij. /albeu.com


Shtuar 28.01.2023 17:45

Tags: