I kërkuan të rikthehet në "Hell’s Kitchen", Renato Mekolli ka diçka për të thënë (FOTO LAJM)
Ditën e djeshme, skenaristja e emisionit “Hell’s Kitchen”, Zefina Hasani njoftoi se shefi i kuzhinës Renato Mekolli, do të largohej në mes të emisionit.

Zefina u shpreh se vendimi i Renatos kishte ardhur pë arsye personale, ndërsa tregoi edhe shefin e ri të kuzhinës që do të zëvëndësonte Renaton.

“S’e mendoja asnjehere se do te ndodhte keshtu por ja qe ndodhi. Renato u largua per arsyet e tij e ne duhet te vazhdonim me nje tjeter shef. Neser Hell’s Kitchen eshte pa Renaton. Flm @alsi_sinanaj qe pranove te vish nga Athina ne nje kohe rekord. “- shkruante ajo në postim.

Ndërkohë, ndjekësit e kanë bombarduar Renaton me mesazhe e komente duke i kërkuar të rikthehet në “Hell’s Kitchen”.

Mirëpo, shefi i kuzhinës ka publikuar një foto ku ka dhënë një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij:

“Nuk e kuptoj si mund të ma kërkoni të rikthehem,jeni ju ata që nuk më keni dashur dhe më keni sharë çdo herë në Hell’s Kitchen !”- ka thënë Renato, duke lënë të kuptohet se nuk po mendon një rikthim.
Shtuar më 07/12/2019, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori