I kërkonim falje njëri-tjetrit! Ajsi flet për puthjet e nxehta me Drilonin (FOTO LAJM)

Ajsi Xhaxhaj është një prej vajzave më të përfolura në shoëbiz-in shqiptar prej të paktën 8 vitesh.

Së fundmi ajo është vënë në qendër të vëmendjes së mediave rozë sepse përflitet për një lidhje me Drilon Hoxhën, gjë të cilën ata e kanë mohuar.

Zërat për lidhjen e tyre nisën, pas disa skenave “të nxehta” në një film.
Të dy aktorët thanë se ishin thjesht skena filmi dhe mes tyre s’ka asgjë më shumë se marrëdhënie shoqërore dhe profesionale.

Kurse Ajsi në një intervistë ka thënë se skenat më të sikletshme të filmit kanë qenë ato të puthjeve

"Sigurisht që skenat e puthjes. Unë me Drilonin kemi një miqësi prej pesë vjetësh. Dhe kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin në një mënyrë ndryshe. Kur bëhej fjalë për skenat e puthjeve gjithmonë i kërkonim falje njëri-tjetrit më parë e më pas putheshim. Kjo ishte shumë qesharake.”, tregon ajo. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2019, ora 15:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori