Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Durrës, procedohet një adoleshent

Një 39-vjeçar është arrestuar dhe një 17-vjeçar është proceduar ditën e sotme në Durrës, pasi akuzohen se shpërndanin kokainë në qytetin bregdetar.

Në pranga ka rënë shtetasi shtetasi me iniciale M. K, ndërsa identitieti i të miturit ende nuk bëhet me dije.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të DVP Durrës, gjatë kontrollit të territorit, për garantimin e rendit dhe sigurisë, kanë ndaluar në zonën e quajtur “Pranvera”, automjetin me të cilin qarkullonin 2 shtetas që dyshohej se shpërndanin lëndë narkotike në doza. Gjatë kontrollit fizik, drejtuesit të automjetit, shtetasit M. K., dhe pasagjerit, shtetasit A. J., iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës u arrestua shtetasi M. K., 39 vjeç, banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 17-vjeçarin, për veprën vepane “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,- njofton Policia.


Shtuar 28.07.2023 16:26