I ka prishur marrëdhëniet me Mozzik? Tayna reagon në ditëlindjen e reperit (FOTO LAJM)

Ditën e sotme Mozzik feston 25 vjetorin e lindjes. Urimin e parë e ka marrë nga i vëllai i tij, Getinjo i cili ka zgjedhur disa nga fotot më të bukura që ka si kujtim nga fëmijëria me Mozzik. “Gëzuar ditëlindjen vëllai im i vogël dhe i vetëm! Të dua Mozzik! Edhe shumë të tjera me shëndet!“, ka shkruar Getinjo.

Ndërkohë, nuk kishte si të mos mungonte dhe urimi i Kidës për bashkëpunëtorin më të mirë në muzikë, e cila teksa ka ndarë një foto krah Mozzik, ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen për shokun tim më të mirë, të uroj gjithë të mirat se i meriton.”

Mes urimeve të shumta nuk ka munguar as urimi publik i Taynës, e cila shkruan: “Urime ditëlindjen djali më i mirë. Më shumë jetë dhe lumturi se i meriton”, duke i dhënë fund kështu spekulimeve se raportet mes dyshes janë krisur.

Shtuar më 29/09/2020, ora 08:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori