I japin drogë fëmijës 4 muajsh që të mos qante, në pranga prindërit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një çift i ri, teksa nuk kanë duruar dot qe fëmija i tyre katër muajsh te qante, i kanë dhënë drogë. Teksa kanë parë se gjëndja shëndetësore e fëmijës është rënduar, ata menjëherë i janë drejtuar bluzave të bardha, por më kot. Në këtë histori janë përfshirë dy prindër të varur nga droga, të cilët po përballen me burgun.

Silvia Strnadova 26 vjeçe dhe burri i saj Miroslav 30 vjec janë arrestuar, pasi kanë dërguar fëmijën e tyre 4 muajsh në spital. Foshnja tashmë është dëmtuar në tru dhe është në "vdekje klinike". Sipas infermieres, ata kishin ardhur me fëmijën pa ndjenja dhe kishin kërkuar një doktor. Pasi e kanë kontrolluar, ai është mbajtur nën aparaturat jetësore kjo si pasojë e dhënies së mbidozës së drogës kristale. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori