Tërmet 4.4 Rihter godet Greqinë, ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.4 Rihter ka goditur Greqinë këtë të shtunë rreth orës 17:43.

Tërmeti ka ndodhur në ishullin e Kretës, në pjesën jugore.

Epiqendra ishte 41 kilometra në jug-jugperëndim të Paleochora Chania. Ndërsa thellësia e tërmetit ishte 23.6 kilometra.

Tërmeti është ndjerë në zonën e Kretës jugore dhe perëndimor, por për fat të mirë nuk janë shkaktuar dëme./albeu.com/