Kryemadhi nuk mban më, kërcënon live Ramën e Veliaj e flet për gjak

Shembja e teatrit ka aktivizuar artistët në mbrojtje të tij dhe opozitën e cila sulmon qeverinë dhe bashkinë e Tiranës për këtë vendim.

Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI mbrëmjen e sotme kërcënoi Edi Ramën dhe Veliajn pas vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Ju them edhe një herë. Teatri nuk ka kompromis. Një pikë gjak ra në atë shesh është kokë për kokë me Edi Ramën dhe me Erion Veliaj.

Teatri është integriteti i vendit tim, dhe i fëmijëve të mi”, tha Zonja Kryemadhi për gazetaren Eni Vasili, në emisionin Open. /albeu.com/


Shtuar 14.05.2020 20:58