I helmuar apo jo, 15 gra provonin ushqimin e Hitlerit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Për shkak të thashethemeve se britanikët kishin vendosur ta helmonin, Hitleri kishte punësuar 15 gra për të provuar ushqimet. Një prej tyre, teksa rrëfehet për BBC ka treguar të gjitha vështirësitë që ato hasnin pas çdo vakti, e ndërsa luteshin që të mos vdisnin. Ajo është shprehur se vajzat shpërthenin në lot nëqoftëse shikonin se nuk sëmureshin, pasi frika për ndonjë helmim ishte prezent.

Hitleri para se të konsumonte ushqimin, ku nuk bënte pjesë mishi, kalonte tek vajzat në fjalë të cilat duhet të kontrollonin që mos të bëhej më pas rrezik për vdekjen e tij. Ushqimi ishte si një "mallkim" për Margo Wolg, pasi mund të kishte shkaktuar vdekjen e saj.

Ajo ishte një nga 15 gratë që përdoreshin për të provouar ushqimet që përgatiteshin për Hitlerin. Gruaja në fjalë e cila është 96 vjeç, ka thënë se pas çdo vakti vajzat i'a plasnin të qarit që ishin ende gjallë. Hitleri nuk hante mish por vetëm oriz, speca, bizele dhe lulelakër.

“Pasi hanim, ne prisnim me frikë se mund të sëmureshim. Na kanë përdorur si qen”, ka thënë ajo. /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2014, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori