Befason dyfish 98-vjeçarja, pasi mposht koronavirusin kërkon ta çojnë te parukeria

Elizabetha 98 vjeçe shërohet nga koronavirusi dhe kërkon të shkojë tek një parukiere.

Ajo ka lënë spitalin mëngjesin e sotëm në Acilia, Romë pasi është ka dalë negativë ndaj dy tamponëve të bërë.

98-vjeçarja u shtrua në spital më 8 prill pas tamponit pozitiv. “E moshuara kishte temperaturë, probleme me frymëmarrjen dhe bronkopneumoni të shkaktuar nga COVID-19. Pas dy ditësh e shtuar në spital gjendja e saj u rëndua papritur madje nuk hante asgjë”- ka treguar për mediat Antonio Sgadari, drejtori i departamentit Covid në spital.

“Në fillim dukej sikur po dorëzohej, ne e trajtuam atë me antiretroviralë, antibiotikë dhe anti-inflamatorë, vendosëm jo vetëm ta hidratojmë atë, por edhe ta ushqenim atë në mënyrë paralele.

Ajo ishte në terapi intensive gati për t’u intubuar dhe po të intububohej do të ishte e vështorë të shpëtonte. Por më pas gjithçka merr një kthesë pozitive. Pas dhjetë ditësh në gjendje të rëndë gjyshe Elisabetha kaloi gjendjen kritike dhe nisi të ketë kontakte me botën e jashtme u bë e vetëdijshme”- vazhdoi më tej drejtori i spitalit.


Shtuar 7.05.2020 10:31