I ftohti polar po ngordh peshkaqenët në SHBA, meteorologët japin alarmin (FOTO LAJM)

Dy peshkaqenë të ngordhur për shkak temperaturave ekstreme u gjetën përgjatë bigjeve të Massachusetts në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë javë.

Një kalimtar që po ecte përgjatë bregut të mërkurën pa peshkaqenët në breg dhe bëri disa foto që alarmuan njerëzit, përcjell albeu.com

James Mullin fillimisht pa një peshkaqen pa jetë dhe menjëherë kontaktoi Qendrën e Studimeve Bregdetare i cili e përshkroi gjetjen si 'emocionuese'.

Zyrtarët në qendër shkuan për të hetuar incidentin pas, kur gjetën një peshkaqen tjetër të ngordhur aty afër. Të dy ishin meshkuj.

I ftohti arktik që po sjellë temperatura negative në disa shtete të tjera veriore ka shkaktuar ngrirje të ujërave dhe rrezikimin e jetës së shumë familjeve në SHBA duke përjetuar temperatura deri në -40 gradë.

Autoriteti meteorologjik ka shtuar njoftimet për të ftohtë ekstrem duke i bërë thirrje popullsisë që të jetë e kujdesshme dhe të evitojë lëvizjet e shpeshta. /albeu.com/




Shtuar më 29/12/2017, ora 15:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori