I fiksuar pas luksit, dalin pamjet nga jahti i shtrenjtë i Kim Jong Un (FOTO LAJM)

Kim Jong-Un bëri bujë vetëm pak ditë më parë pasi u përfol për vdekjen e tij.

Ama ai doli në publik më gjallë se kurrë duke dhënë kështu një mesazh për botën.

Kim e ka treguar tashmë se e do luksin më shumë se kushdo tjetër. Sipas mediave të huaja ai shpenzon shuma të mëdha për argëtim personal dhe këtë e tregon dhe jahti luksoz.

Disa imazhe satelitore, tregojnë për herë të parë anijen gjigante, me pishinë olimpike plot 80 metër të gjatë.

Ky jaht qëndron në kompleksin luksoz të diktatorit të Wonsan, aty ku ia kalon pushimet. Nga pamjet duket qartë rezidenca gjigante, që vetëm Kim Jong-Un mund ta ketë.



Shtuar më 05/05/2020, ora 15:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori