I "fiksoi" të gjithë, kush u zgjodh Ministre e Jashtme e Kosovës (FOTO LAJM)

Meliza Haradinaj-Stublla është ministrja e re e Punëve të Jashtme në Kosovë, e cila u zgjodh ditën e djeshme në Kuvend.

Ajo do të shërbejë në qeverinë e Avdullah Hotit, si përfaqësuese e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK-së), e më parë ka pasur detyrën e këshilltares së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Meliza është pjesë e kryesisë së AAK-së, ndërkaq edhe pse mbanë mbiemrin Haradinaj, ajo nuk ka asnjë lidhje gjaku me kryeministrit e Kosovës. Meliza është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Ajo ka qenë këshilltare e Ramush Haradinajt, gjatë kohës që ky i fundit ka qenë kryeministër.

Aktualisht ajo ka edhe një proces penal të pambyllur, por më shumë se gjyqi, ajo që ka bërë më shumë përshtypje është mosha e saj e re dhe pamja prej modeleje.

Shtuar më 04/06/2020, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori