Maskara në mes të Tiranës, një i vrarë dhe 5 të plagosur, lokali ku ndodhi ngjarja në pronësi të mikut të Endrit Dokles

Tirana është tronditur mbrëmjen e së dieles, pasi në një lokal në zonën e Don Boskos ka patur të shtëna me armë.

Burime për AlbEu.com. bëjnë me dije se nga të shtënat ka mbetur e vrarë një punonjëse e lokalit, ndërsa janë plagosur pesë të tjerë, mes tyre një fëmijë.

Aktualisht katër nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në spitlin eTraumës, ndërsa njëri prej tyre është në jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lokalin që ëhstë në pronësi të Fatjon Muratit, një personazh i njohur i botës së krimit.

Murati është mik i Endrit Dokles, dhe dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt.

/AlbEu.com/


Shtuar 12.03.2023 22:05