I dha 2 mln euro trafikantit të drogës, jep dorëheqjen ministri holandez i Drejtësisë (FOTO LAJM)
Ministri holandez i Drejtësisë, Ard van der
Steur, ka dhënë
dorëheqjen dje në mbrëmje pas pretendimeve se nuk i kishte thënë të vërtetën parlamentit vetëm disa javë para se vendi të shkojë në zgjedhje të përgjithshme.
Në një seancë të veçantë parlamentare,
ministri konservator është akuzuar se ministria e tij ka gënjyer në lidhje me një marrëveshje që ka bërë prokuroria me një kriminel të cilit i janë dhënë 2 milionë euro kesh.
Ky skandal ka përndjekur Partinë Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) në pushtet të kryeministrit
holandez, Mark
Rutte para zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen në 15 mars.
Skandali ka shpërthyer më shumë se një vit më parë, por publikimet e reja nga një stacion televiziv pretendojnë se Van der
Steur i ka fshehur parlamentit, që prej vitit 2015 një marrëveshje ndërmjet autoriteteve gjyqësore në Amsterdam dhe një shpërndarësi droge.
Van der
Steur ka hedhur poshtë ato që ai i quan "akuza të pabaza", por pranoi humbjen dje, pasi u sulmua gjerësisht nga pothuajse çdo parti në parlament.
Largimi i tij konsiderohet si një goditje për qeverinë e kryeministrit Mark
Rutte, shkruan "BBC".
Ministri është anëtari i tretë i qeverisë që jep
dorëheqjen lidhur me skandale te tilla. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2017,
ora 11:18