E FUNDIT/ Aksident në Lezhë, makina përplas të riun
I dërgoi foto provokuese me bikini, komenti epik që i bëri e ëma Rina Balajt (FOTO LAJM)

Reperja Rina Balaj po shijon dita ditë relaksi në Turqi, ku ka vizituar vendin e famshëm “The Land of Legends”.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram poza të ndryshme nga pushimet, ndërsa njërën prej shkrepjeve ku shfaqej super seksi me bikini, ia ka treguar edhe mamasë së saj.

Mirëpo, reagimi i nënës së Rinës pasi ka parë foton e së bijës ka qenë epik!

Ajo i është përgjigjur me një gif, i cili shkruan: “Ju të gjithë keni nevojë për Jezusin!”, duke e qortuar kështu të bijën.

“Faleminderit mami”, shkruan Rina krahas bisedës së publikuar në Instastory, e cila me siguri i ka bërë të gjithë të qeshin.

Kujtojmë se një muaj më parë, reperja publikoi projektin më të ri në bashkëpunim me Koston, të titulluar “Ideal”. Kënga u prit mirë nga publiku dhe tashmë numëron plot 7 milionë klikime në Youtube.


Shtuar më 11/09/2019, ora 09:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori