I dashuri i Eni Koçit, emërohet drejtor në institucionin e rëndësishëm (FOTO LAJM)

Genc Prelvukaj dhe Eni Koci janë çifti i këngëtarëve që është bërë kryefjala e mediave rozë për disa kohë.

Seë fundmi është mësuar se Genci nuk do të njihet vetëm si këngëtar pasi ka marrë një post mjaft të rëndësishëm në një nga institucionet e Kosovës.

Lajmin e ka dhënë Florent Boshnjaku në ‘Facebook’ ku ka treguar se Genci është emëruar udhëheqësi i shoqatës APIK një shoqatë që merret me mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe pronësisë intelektuale në Kosovë.

“Sot me vendim unanim nga bordi i shoqatës APIK është zgjedhur udhëheqësi i ri i shoqatës, Z.Genc Prelvukaj. I urojmë shumë suksese në vazhdimin e rrugës për mbrojtjen e drejtës së autorit në vendin tonë!”, shkruan ai.

Krenare për këtë hap të rëndësishëm në karrierën e Gencit është shprehur edhe e fejuara e tij, këngëtarja Eni Koçi, e cila e ka shpërndarë lajmin në fjalë në ‘Instastory’ duke treguar krenarin që ndjen për partnerin. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2019, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori