I burgosuri i "Monstrës" i fal kostumin kombëtar vogëlushit protesues (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një prej fëmijëve që protestoi dje në Shkup ishte edhe nipi i Sami Lutës, të burgosurit me burg të përjetshëm në rastin "Monstra". Sipas Almakos, veshja kombëtare shqiptare me të cilat ka protestuar vogëlushi, i është blerë nga Samiu për dasmën e tij dhe që prej atëherë vogëlushi nuk e heq kurrë.

Në një çast gjatë ditës së djeshme vogëlushi i është afruar policëve, siç edhe mund ta shikoni në fotot e mësipërme për të kërkuar lirimin e dajës së tij.

Sami Luta është arrestuar në ditë gëzimi nga policia, teksa po shkonte në një dasëm në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori