I biri mungon në varrim? Me flamurin kuqezi, përcillet në varreza Nexhmije Hoxha (FOTO LAJM)
Ditën e sotme
Nexhmije Hoxha është përcjellë në
banesën e fundit, me arkivolin e mbuluar me flamurin kuqezi.
Ceremonia mortore nga familja është mbajtur sot, ku ka qenë të pranishëm të afërm të familjes
Hoxha dhe miq, por ka rënë në sy mungesa e djalit të vogël të saj Sokolit, shkruan “Balkanëeb”.
Kujtojmë se mes bashkëshortes së tij Liljana dhe Nexhmijes ka pasur përplasje dhe marrëdhëniet e tyre kanë qenë të shkëputura prej kohësh.
Nexhmije Hoxha u nda nga jeta dje në
banesën e saj në Laprakë për shkaqe natyrale. Ajo do të varroset në varrezat e Sharrës.
Shtuar më 27/02/2020,
ora 17:26