I bashkoi hiti, Mozzik lë komentin epik në Instagramin e Taynës (FOTO LAJM)

"Edhe ti" e Tayna dhe Mozzik rezultoi me të vërtet një hit siç kishte paralajmëruar dyshja.

Gjithashtu hiti është bërë edhe një shkak që mes reperëve të lind miqësia që e tregojnë hapur.

Reperja e njohur Tayna ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas suksesit të këngës ‘Edhe ti’ në bashkëpunim me Mozzikun. Nga ky udhëtim, ajo ka publikuar një foto mjaft joshëse në profilin e saj të Instagramit.

Personi që keni kërkuar momentalisht nuk do t’ia dijë”, ka shkruar ajo krahas fotos. Ndjekësit i kanë lënë komente nga më të ndryshmet e megjithatë një koment i bërë nga Mozziku ka marrë të gjithë vëmendjen. Ai ka bërë veprimin epik duke i komentuar: “Personi që kërkoni është duke thyer rekorde.”

Kënga "Edhe ti" e dyshes ka arritur të bëhet e famshme dhe jashtë kufijve duke thyer rekorde në një kohë shumë të shkurtër. Vetëm për 5 ditë ka kapur shifrën prej 5 milionë klikimeve në YouTube.






Shtuar më 25/01/2020, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori