Chelsea tenton “bombën” në fundin e merkatos, vihet pas yllit të Milanit

Chelsea mund të bëjë një goditje të madhe në fundin e merkatos së verës.

Skuadra londineze, Chelsea raportohet të jetë vënë pas lojtarit më të mirë në Serie A, Rafael Leao.

Tom Rody, Duncan Castles dhe Paul Joyce bëjnë të ditur se lojtari është i hapur për një kalim në Londër dhe është në pritje të marrëveshjes mes dy skuadrave.

Një nga opsionet që thuhet se mund të jetë është se Milan mund të marrë një lojtar apo më shumë në këmbim të Leao.

Mbetet të shihet nëse ‘Blutë’ do të arrijnë të finalizojnë një prej blerjeve më të mëdha të merkatos.