Humbje e pazëvëndësueshme! Koronavirusi vret 37 mjekë në Itali (FOTO&VIDEO)
Koronavirusi ka vrarë deri tani 37 mjekë, ndërkohë janë infektuar 6000 persona nga stafi mjekësor.

Ditën e djeshme vdiqën 3 mjekë në Bergama duke e çuar totalin në 37.

Një ndër arsyet pse ka kaq shumë mjekë të vdekur është se mjekët të cilët janë pranë pacientëve të prekur marrin doza të mëdha të COVID-19 dhe imuniteti i tyre ështe shumë i dobët për shkak të orëve të zgjatura të punës dhe stresit të madh që kanë çdo ditë.

Rikujtojmë se vetëm dy ditë më parë, një infermiere i dha fund jetës, pasi u infektua me koronavirus, pas ankthit se ajo mund të kishte infektuar të tjerët. /albeu.com/
Humbje e pazëvëndësueshme! Koronavirusi vret 37 mjekë në Itali (FOTO&VIDEO)

Shtuar më 26/03/2020, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori