Humbi dhjetra kilogramë, Adele është bërë kopje e "frikshme" e aktores amerikane (FOTO LAJM)

Pasi humbi kilogramë të tërë nga pesha e saj dhe “vuri në lojë” veten për këtë fakt, këngëtarja Adele është bërë kryefjala e mediave për pamjen e saj të re.

Adele është më e dobët se kurrë dhe duket se e dashuron veten me pamjen e re, teksa është rikthyer në ekran pas 3 vitesh mungesë.

“E di që dukem shumë, shumë ndryshe nga hera e fundit kur më keni parë. Por në fakt, për shkak të të gjitha kufizimeve të COVID, duhej të udhëtoja lehtë dhe munda të sillja vetëm gjysmën time. Dhe kjo është gjysma që zgjodha”, u shpreh këngëtarja.

Nuk e dimë a e keni vënë re, por Adele me shumë kilogramë minus duket një kopje identike e aktores së njohur amerikane, Sarah Pauls.

Shtuar më 29/10/2020, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori