Humbet në moshën 6 vjeçare, gjen familjen pas 31 vitesh (FOTO LAJM)

Pëlqej
Janë dashur shumë vite që fati të ribashkonte nënën me të bijën, ndërsa kjo histori ka prekur shumë njerëz anembanë botës. Ajo ishte vetëm 6 vjeçe teksa humbi çdo komunikim me familjen, pasi kishte marë trenin e gabuar.

Jiang Ai-wu humbi kur ishte 6 vjeçe, pasi mori trenin e gabuar nga qendra e qytetit për të shkuar në shtëpinë e saj në një provincë të Kinës jug-qëndrore.

Tashmë ajo është 37-vjeç dhe bashkimi me familjen ka prekur zemrat e gjithë botës. "Nuk e dija se ku po shkoja teksa mora trenin e gabuar, sa më shumë përpiqesha të gjeja shtëpinë, aq më larg shkoja", ka thënë ajo me lot në sy.

“Nuk kishte ditë apo moment që nuk mendoja kthimin dhe bashkimin me familjen time”, ka thënë më tej ajo, derisa arriti të kontaktonte me një faqe interneti për njerëzit e humbur. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori