Humbën zgjedhjet, por republikanët festojnë me shampanjë në hotelin e Trump (FOTO LAJM)
Udhëheqësit kryesorë legjislativë republikanë të Miçiganit janë fotografuar duke pirë shampanjë në
hotelin e Donald
Trump, disa orë pasi ishin ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar rezultatet e zgjedhjeve në shtet.
Kryetari i Shtëpisë së Bardhëm Lee
Chatfield dhe Republikani Jim Lilly u fotografuan të Premten në mbrëmje duke u kënaqur në një shishe Dom Perignon në hotel.
Fotografitë që u publikuan të shtunën treguan
Chatfield dhe Lilly të ulur në një tavolinë ndërsa ata bisedonin me tre burra të tjerë teksa konsumonin shampanjë. Nuk dihet ende cila është arsyeja e kësaj feste, ndërkohë që vijojnë akuzat e
Trump për manipulimin e
votave.
Kujtojmë se rinumërimi i
votave në Xhorxhia nxori sërish fitues Joe Biden, por
Trump duket se nuk ka ndërmend të pranojë humbjen.
Shtuar më 22/11/2020,
ora 09:15