Humb jetën tragjikisht në Itali 19 vjeçari shqiptar, çfarë ndodhi para aksidentit (FOTO LAJM)

Një 19 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali.

Nga postimet në Instagram, mësohet se pak para momentit tragjik ai kishte shkuar në Sheshi Colosseum, pastaj mbrëmjen me miqtë, një shëtitje në Piazza del Popolo me makinë dhe një sanduiç me mikun e tij, i plagosur në aksident.

Kjo ishte hera e fundit që Diego Çelkupa, të takohej me miqtë para se të vdiste në Tuscolana, afër Vermicino, në periferi të Romës.

Aksidenti u regjistruar rreth orës 2.45 minuta të mëngjesit të sotëm dhe u ndesh ndërhyrja e zjarrfikësve që ta nxjerrin atë nga rrënojat e Smartit të tij, i cili u përplas fort pas një muri.

Shoku, gjithashtu 19 vjeç, kishte mbërritur ditën e djeshme nga Caserta. Fatmirësisht, ai arriti të mbijetonte.

Sipas policisë, viktima dhe shoku i tij, po ktheheshin në shtëpi në Grottaferrata, ndërsa gjatë rrugës ndodhi tragjedia. Shoku, në gjendje të rëndë, u dërgua në San Camillo në Romë dhe është akoma i shtruar në spital.

“Corriere” shkruan se nuk përjashtohet mundësia që asfalti të jetë bërë i rrëshqitshëm për shkak të reshjeve të shiut në zonë, duke ndihmuar në daljen nga rruga të mjetit. Në aksident, sipas gjetjeve të para të policisë nuk u përfshi asnjë automjet tjetër.

Lajmet u përhapën shpejt në mediat sociale. Shumë zemra dhe qirinj “vajtojnë” në Facebook.

Diego, i cili do të mbushte shumë shpejt 20 vjeç, me origjinë shqiptare ishte i njohur mirë në zonë.

Vëllai i tij, Besmir Çelkupa, në vitin 2017 kandidoi për komunën e Grottaferrata me një listë qytetare. Gjithashtu në faqen e tij në rrjetet sociale ka shumë mesazhe ngushëllimi.


Shtuar më 11/06/2020, ora 22:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori