Humb jetën tragjikisht 16 vjeçarja shqiptare (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e ditës së hënë në në Pordenone të Italisë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy të rinj, një vajzë e një djalë. Vajza, Elisa Pitussi ka qenë me origjinë nga qyteti i Durrësit, 16 vjeçe.

Ajo ka qenë e shoqëruar nga një 19-vjeçar, Catalin Fendic me origjinë nga Maroku, të dy rezidentë në Spilimbergo. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth 16:00, në një rrugë mes Spilimbergo dhe San Giorgio della Richinvelda, si pasojë e humbjes së kontrollit nga 19-vjeçari në rrethana ende të paqarta.

Sipas medias italiane "diariodelweb.it", dy të rinjtë humbën jetën në vendngjarje, pavarësisht se në ndihmë të tyre shkoi edhe një helikopter. Kanë qenë miqtë e dy të rinjve ata që kanë lajmëruar ngjarjen, pasi kanë qenë para tyre me një tjetër makinë.

Duke qenë se nuk Elisa dhe Catalin nuk po mbërrinin, ata i morën fillimisht në telefon. Por kur asnjë prej tyre nuk u përgjigj, ata vendosën të ktheheshin pas me makinë, duke zbuluar kështu tragjedinë që kishte ndodhur.

Një prej tyre u përpoq që t’u vinte në ndihmë të rinjve, por rrymat e forta të ujit nuk e lejuan. Mësohet se edhe ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e vështirë për shkak se presioni i fortë i ujit nuk i lejonte të hapnin dyert e makinës.
Shtuar më 23/04/2019, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori